Zbulohet logoja që Nissan mund ta përdorë për makinat Z

Zbulohet logoja që Nissan mund ta përdorë për makinat Z

Logoja që do të jetë në 400Z, mund të jetë zbuluar dhe ka dukje shumë klasike

Nissan 370Z është lansuar para një kohe të gjatë, por jo aq sa të jetë pjesë e koleksioneve të vjetra, megjithatë mund të ndryshohet në tërësi apo të zëvendësohet me një tjetër.

Kjo apo ndonjë makinë tjetër nga linja Z, që mund të lansohen në të ardhmen, mund ta kenë logon e re, që Nissan ka aplikuar ta patentojë te autoritetet kanadeze.

Bazuar në dokumentet për aplikim dhe ilustrimet e shpërndara, shihet shkronja Z, me pjesë të kthyera, derisa e ka një vizë në mes.

Në përgjithësi ka dukje klasike, ndërsa është shumë e thjeshtë, ndërsa sipas të gjitha gjasave, me të do të quhet Nissan 400Q.

Por, bashkë me këtë zbulim, mund të jetë duke u paralajmëruar një model i ri, megjithëse nuk ka ndonjë lajm konkret. 

 


MË SHUME NGA Auto