18:21 / 20.03.2020
Kaçaniku merr masa parandaluese nga COVID-19, pastron Bulevardin
Në kuadër të masave parandaluese kundër virusit COVID 19, është duke u pastruar Bulevardi “Ismajl Raka” nga kompania për mirëmbajtjen e rrugëve lokale, me kërkesë të Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi.
Institucionet komunale janë duke ndërmarrë një mori masash për të parandaluar përhapjen e Corona Virusit.
Ndërkohë bëhet thirrje edhe një herë për respektim të rekomandimeve nga institucionet qendrore në mbrojtje të shëndetit tonë.























