Hasani përkujton Plakun: Asgjë ska ndryshuar Plak
15 vjet më parë ndërroi jetë njëri nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xheladin Gashi- Plaku. Për çdo vit me radhë ai është përkujtuar nga shokë e bashkëluftëtarë.
Por, sot, për shkak të gjendjes së koronavirusit, që tashmë ka pushtuar botën, dhe masat parandaluese që janë marrë edhe në vendin tonë, nuk ka pas ndonjë organizim në shenjë përkujtimi për komandant Plakun, duke respektuar kështu masat në fuqi, për të mos pasur tubime publike, shkruan Scanner.
Por, megjithatë, ambasadori i Kosovës në Tiranë dhe bashkëluftëtar i Plakut, Nait Hasani, ka shkuar i vetëm te varri i tij. Me maskë në fytyrë, ashtu siç janë të parapara rregullat, Hasani nderon shokun e ditëve të vështira.
“U bënë 15 vjet sot Plak, erdha të shoh te varri, një buçetë me lule ta pruna dhe pse jemi në shtet rrethim. Nuk jem të pushtuar nga Serbia, por sot nga një armik i padukshëm Koronavirus Covid19, që bota sot po e vuan nga dija e vet, bashk me ne”, shkruan Hasani.
Postimi i plotë:
Në kujtim të përvjetorit të komandant Plakut – Xheladin Gashi !
O ti Djalë !
U bënë 15 vjet sot Plak, erdha të shoh te varri, një buçetë me lule ta pruna dhe pse jemi në shtet rrethim.
Nuk jem të pushtuar nga Serbia, por sot nga një armik i pa dukshëm Koronavirus covid19, që bota sot po e vuan nga dija e vet, bashk me ne.
Asgjë ska ndryshuar Plak, njëjtë jemi si dikur të fyer e të poshtëruar si çlirimtar, nga armiku i njëjtë.
Pusho i qetë Plak. Koha do ta sjellë botën dhe Lirinë, lumë të rënët, mjerë të gjallët.
Ty lavdi Plak dhe të rënëve për Liri !
Lavdi UÇK-së !























