Skenderaj, mbyllen dy kafiteri, shkelën masat për parandalim të virusit
BKT
Kosovë

Skenderaj, mbyllen dy kafiteri, shkelën masat për parandalim të virusit

Inspektorati dhe policia kanë mbyllur edhe dy kafiteri në Skenderaj, për shkak të mos respektimit të vendimit për të qëndruar mbyllur, si masë e parandalimit të përhapjes së koronavirusit, nga i cili deri më tash në Kosovë janë prekur 35 persona dhe një prej tyre ka vdekur.

Pas mbylljes së lokaleve ndaj pronarëve të bizneseve ka hapur rast Prokurori i Shtetit për procedura të mëtejme, ka bërë të ditur kryetari Bekim Jashari në një postim në Facebook.

Komuna e Skenderajt me qëllim të parandalimit të infeksionit COVID-19 bënë thirrje që të respektohen vendimet dhe masat e ndërmarra nga Komuna dhe Qeveria për parandalimin e infeksionit COVID-19, duke qenë gjithmonë në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.


MË SHUME NGA Kosovë