Agjencia e Ushqimit asgjëson mbi 100 kilogramë suxhuk në Istog e Pejë

Agjencia e Ushqimit asgjëson mbi 100 kilogramë suxhuk në Istog e Pejë

Inspektorati i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ka asgjësuar mbi 110 kilogramë suxhuk dhe produkte tjera të mishit, në rajonin e Pejës dhe Istogut. Në Pejë, është kapur një person duke transportuar suxhuk me mjet transporti jo adekuat. E në një market në rrethinën e Istogut është gjetur duke u shitur suxhuk pa deklaracion.

Rastet për Gazetën Express ika konfirmuar zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Vetetrinarisë, Almir Thaçi.

Ai ka bërë të ditur se rasti në Pejë ka ndodhur të martën, më datë 24.03.2020, ku me kërkesën e stacionit policorë në Pejë, Inspektorati i AUV-it ka kryer një kontroll në një automjet privat i cili ka qenë  i ndaluar nga policia, ndërkaqë brenda tij është gjetur një sasi prej 63 kg suxhuk shtëpiak i prodhuar nga mishi i gjedhit.

“Inspektori veterinarë i AUV-së Zyra Regjionale në Pejë ka ushtruar kontrollin sipas procedurës standarde dhe në pajtueshmëri me ligjet në fuqi. Personi në ketë rast ka qen duke transportuar suxhukun me mjet transporti jo adekuat siç parashihet me ligj dhe ne kushte higjienike dhe të temperaturave jo adekuate siç kërkohen për transport të këtij lloji të produktit”, ka treguar Thaçi.

Ai ka bërë të ditur se personi nuk ka poseduar dokumentacionin mbi origjinën e produktit dhe si i tillë bazuar në ligjet në fuqi konsiderohet i dyshimte dhe vendoset për asgjësimin e tij.

Derisa ka theksuar se asgjësimi është kryer në mjetin e kompanisë se pastrimit të regjionit të Pejës në prani të inspektorit dhe policisë.

Ndërkohë Thaçi ka theksuar se të hënën në fshatin Rudicë të Istogut, departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka dëeguar një ankesë nga një palë e cila hedh dyshime për falsifikim të deklaracionit dhe kodit të fabrikës së një prodhuesi të licencuar.

“Gjatë hulumtimit të rastit inspektori veterinarë ka gjetur se ky suxhuk me dekleracion të rremë është duke u shitur në një market në fshatin Rudicë të Istogut. Aty është gjetur një sasi prej 33.5 kg suxhuk me deklaracion të falsifikuar, kjo është vërtetuar nga dokumentet e furnizimit. Inspektori aty ka hasur edhe në një sasi prej 14 kg suxhuk, 9 kg qofte dhe 19 kg qebapë. Të gjitha të prodhuara nga një operator i palicencuar”m ka theksuar Thaçi.

Ai ka bërë të ditur se e gjithë sasia është asgjësuar në mikserin e automjetit të mbeturinave të Istogut.

“Asgjësimi është kryer në prezencë të inspektorit dhe policisë. Ndaj palës janë dhënë vërejtjet se nuk guxon të shesë produkte nga prodhues të palicencur dhe me dekleracion fals. Ndaj palës po ashtu do të iniciohet procedura e mëtutjeshme sipas ligjit”, ka deklaruar Thaçi.


MË SHUME NGA Nacionale