Vushtrri, vihet në karantinë lagjja e të infektuares me koronavirus

Vushtrri, vihet në karantinë lagjja e të infektuares me koronavirus

Pas rastit të konfirmuar me coronavirus në fshatin Studime e Ulët të Vushtrrisë, shtabi emergjent ka vendosur që të vendoset në karantinë lagjja ku ndodhet shtëpia e pacientes dhe rrugët përbri saj.

Sipas njoftimit të Komunës së Vushtrrisë, ky rast është izoluar dhe nuk paraqet rrezik për rrethin.

“Sonte është konfirmuar rasti i parë më Coronavirus Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë. Pacientja ka qenë e njohur për Shtabin emergjent komunal dhe IRSHP Mitrovicë. Pacientja është kthyer me datë 14.03.2020, në Kosovë nga një vizitë tek të afërmit e saj në Norvegji. Nga data 19.03.2020, e njëjta është përcjellë çdo ditë nga IRSHP Mitrovicë dhe stafi i QKMF-së në Vushtrri. Pacientja dhe familja e saj kanë qenë në vet izolim, ndërsa nuk ka pasur simptoma të dyshimta për Covid-19. Po ashtu nga data 19.03.2020, janë gjurmuar kontaktet e pacientes dhe janë udhëzuar të vet izolohen. Pacientja sot është përcjellë nga ekipi i QKMF-së në Vushtrri për analiza në Klinikën Infektive ku ka rezultuar pozitiv me Coronavirus Covid-19”, thuhet në njoftimin e tyre.


MË SHUME NGA Nacionale