Volkswagen Golf GTI ka tingull mbresëlënës
Sharr Travel

Volkswagen Golf GTI ka tingull mbresëlënës

Ndryshimi në ligj për ndalimin e emetimit të gazrave të veturave dhe mos ndotjes së ambientit, shumë makinave iu ka humbur tingullin që lëshojnë.

Ka shumë makina sportive, të cilat nuk janë vetëm të këndshme që të voziten, por edhe t’ju qëndrohet pranë kur janë të ndezur apo në lëvizje.

Tingulli që lëshon makina, është shumë special për dashamirësit e makinave, por kohëve të fundit, kjo kënaqësi është duke humbur. Përshtatja e makinës që të emetojë sa më pak gazra, ka bërë që t’i humbë tingulli i thellë dhe i zhurmshëm.

Megjithatë, Volkswagen ka punuar që Golf GTI të ketë tingull mbresëlënës edhe pse i është nevojitur t’i përshtate kushteve të kërkuara.

Gjenerata e tetë e këtij modeli, me motorin 2.0 litra që prodhon 245 kuaj fuqi, si dhe sistemin për nxjerrjen e gazrave, ka arritur që të ketë edhe tingull shumë të mirë.