Gjini: Qytetarët të mbajnë distancë sociale

Gjini: Qytetarët të mbajnë distancë sociale

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, bëri me dije se deri më tani në këtë komunë janë pesë raste me koronavirus.

"Dje pardje nuk kemi pasur fatmirësisht raste të reja, duhet të qëndrojmë në shtëpi dhe të mbajmë distancë sociale", tha ai Smsot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Gjini ka apeluar të gjithë qytetarët të rrijnë në shtëpi.

"Shumica e qytetarëve të Kosovës e respektojnë, pir ka ndonjë qytetar që e ka marrë me sportivitet. Dje kemi pasur problem me grumbullimin tek pikat ku janë shpërndarë ndihmat sociale dhe për këzë kemi thirrë policinë" , tha ai.

Sipas tij edhe shërbimet mjekësore në Gjakovë janë gati. 

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Nacionale