Morgan ka vendosur që të mos e prodhojë Three-Wheeler që mbushet me rrymë

Morgan ka vendosur që të mos e prodhojë Three-Wheeler që mbushet me rrymë

Vetëm se ka mundësi, që kjo makinë kë kthehet në një formë shumë më ndryshe

Shumë rrallë flitet për kompaninë britanike Morgan, e njohur mirë për makinat e vogla, me dukje të këndshme dhe mjaft të fuqishme.

Disa vite më parë, Mogan ishte bërë lajm, kur e prezantoi një Three-Wheelers që mbushet me rrymë, por që atëherë nuk është përfolur më për të.

Për fat të keq, mungesa me furnizimin e pjesëve si dhe ka bërë Morgan të vendoste përfundimisht që të mos e prodhojë këtë makinë.

Megjithatë, të njëjtën makinë të këndshme, që funksionon me gaz dhe ka transmision manual nga Mazda MX-5 Miata, do të vazhdojë ta mbajë në prodhim.

“Kemi punuar shumë, në zhvillimin e makinave që mbushen me rrymë, ndërsa jemi të vendosur që ta sjellim një, në përmasat e njëjta që i kemi prodhuar makinat e mëparshme, por duhet një platformë tjetër”, është thënë në raportin e Morgan, lidhur me këtë vendim.

Sipas këtij vendimi, ka mundësi që Three-Wheeler që mbushet me rrymë, por në format dhe platformë tjetër, por me tri rrotë, pa kulm dhe dukje klasike. 

 


MË SHUME NGA Auto