Koronavirusi, Fushë Kosova blen 23 mijë euro materiale mjekësore

Koronavirusi, Fushë Kosova blen 23 mijë euro materiale mjekësore

Komuna e Fushë Kosovës ka nënshkruar kontratë në vlerë 23 mijë euro për furnizim me materiale mjekësore për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Kontrata me kompaninë fituese “Triomed.co” është nënshkruar brenda pesë ditëve përmes një procedure të negociuar.

Tenderi ishte iniciuar më 19 mars dhe është nënshkruar më 23 mars.

Kompania fituese do të furnizojë me 17 lloje të materialeve mjekësore QKMF-në dhe QMF-të në Fushë Kosovë.

Këto institucione mjekësore do të pajisen me dorëza një përdorimshe të madhësive M dhe L, me kapela një përdorimshe, syze mbrojtëse, termometër të thjeshtë, maska të oksigjenit, dezinfektues, dezinfektues për duar dhe materiale të tjera.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate është 5 ditë.

Më poshtë gjeni tabelën me 17 artikujt e porositur nga Komuna e Fushë Kosovës.

Në Kosovë, që nga 13 marsi janë shënuar 63 persona të prekur me coronavirus.

Ndërsa në botë, numri total i të prekurve ka shkuar në 436,623 raste. Numri i personave të vdekur nga ky virus, sipas të dhënave të fundit ka shkuar në 19,644 kurse i personave të shëruar ka shkuar në 111,856.


MË SHUME NGA Nacionale