Obiliqi ndan 100 mijë euro për menaxhimin e situatës emergjente me COVID-19

Obiliqi ndan 100 mijë euro për menaxhimin e situatës emergjente me COVID-19

Me kërkesë nga Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, drejtuar Kryesuesit të Kuvendit Komunal Burim Gërguri, është mbajtur mbledhja urgjente e Kuvendit Komunal të Komunës në Palestrën Sportive “Adem Jashari“ duke respektuar kështu distancat dhe rekomandimet nga IKSHPK, me vetëm një pikë të rendit të ditës: “Lejimi i mjeteve financiare në shumë prej 100.000.00 € për shkak të gjendjes emergjente shëndetësore nga virusi COVID-19“.

Në fjalën e tij para antarëve të Kuvendit Komunal, Kryetari i Komunës Xhafer Gashi njoftoj për punën dhe angazhimin e gjithë antarve të shtabit emergjent lokal të cilët siç u shpreh dhe vet ai:” Që nga data e formimit të këtij shtabi 13 Mars 2020 e deri me sot antarët e shtabit komunal janë në shërbim të qytetarëve tanë duke kontribuar në parandalimi e këtij armiku të padukshëm“, po ashtu ka shprehur falenderimin e tij për antarët e Kuvendit që ju kanë përgjigjur thirrjes: “ Falenderoj Kryesuesin, antarët e Kuvendit Komunal për prezencen e tyre sot në këtë situatë të jashtëzakonshme në marrjen e një vendimi shumë të rëndesishem për qytetarët e Komunës sonë që sot janë në gjendje të rëndë sociale e më së shumti ju duhen pakot ushqimore dhe higjenike“.

Kryetari Gashi ka bërë thirrje për unitet politik në këto kushte të jashtëzakonshme duke thënë: “Në situata të tilla nuk është momenti për ngjyrime politike por për unitet të plotë në mbrojtjen e kombit dhe popullit tonë! Të bashkuar kundër pandemisë“.

Në mbledhjen urgjente të KK Obiliq, me vota unanime nga antarët e Kuvendit Komunal është aprovuar kërkesa e Kryetarit të Komunës për  “Lejimi i mjeteve financiare në shumë prej 100.000.00 €“, këto mjete financiare do shfrytëzohen për ndarjen e pakove ushqimore për 1.000 familje me asistencë sociale në komunën tonë në vlere prej 50€ dhe shuma tjetër për dezinfektimin e QKMF-së, QMF-ve, AMF-ve, autoambulancave, institucioneve tjera publike dhe në theks të veçantë shtëpite në rast të identifikimit pozitiv të personave me virusin COVID-19.


MË SHUME NGA Nacionale