Ujësjellësi tregon për intervenimet e sotme në sistemin e rrjetit të ujit

Ujësjellësi tregon për intervenimet e sotme në sistemin e rrjetit të ujit

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka treguar për intervenimet e ditës së sotme nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit.

Intervenimet e sotme po bëhen nga ekipet teknike të KRU ” Prishtina” , të cilët kanë filluar me punën e tyre që nga orët e hershme të mëngjesit e janë duke vazhduar edhe më tej.

Sipas KUR “Prishtina” intervenimet e ditës së sotme nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë bërë:

– Fushë Kosovë, fshati Bresje, intervenim në dy tubacione me diametër fi 250 mm dhe tubi me diametër fi 160 mm.

– Prishtinë, rruga ” Mustafë Kruja” intervenim në gypin me diametër fi 32 mm.

– Fshati Teneshdoll , intervenim në gypin fi 90 mm.

– Prishtinë , rruga C , intervenim në gypin fi 32 mm.

– Lipjan , rruga e tranzitit Lipjan – Shtime , rruga ” Ibrahim Rugova” intervenim në gypin me diametër fi 160 mm.

Poashtu, sot është ndihmuar nga KRU” Prishtina ” edhe ujësjellësi i Gjilanit në aftësimin e sistemit të Clorit.


MË SHUME NGA Nacionale