200 familje në nevojë nga Drenasi përfitojnë donacion gjëra ushqimore

200 familje në nevojë nga Drenasi përfitojnë donacion gjëra ushqimore

200 familje në nevojë të Komunës së Drenasit, të mërkurën kanë përfituar pako ushqimore, 25 kg miell, 2L qumësht dhe 2L lëngje, donacion ky nga “Elkos Group”, “Devolli corporation”, “Devolli Group” dhe “ETC”.

Përzgjedhja e familjeve në nevojë është bërë nga administratorët e vendbanimeve të kontaktuar nga Komuna e Drenasit e cila edhe i ka kërkuar të caktojnë ato familje që kanë nevojë urgjente.

Komuna e Drenasit, falënderon donatorët “Ekos Gropu”, “Devolli corportation”, “Devolli Group” dhe “ETC” për këtë ndihmë.

Edhe Hoxhë Halil Kastrati përmes Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, do të ndihmoj me pako ushqimore 50  familjet e banimit social në Çikatovë të Re.

Ndërsa, javën e ardhshme, Komuna e Drenasit, me buxhetin nga kategoria e subvencioneve do të ndajë 600 pako ushqimore për familjet në nevojë.

Kujtojmë që sot (25.03.2030) në mbledhjen urgjente të Kuvendit të Komunës, me vota unanime nga anëtarët e Kuvendit, është miratuar propozim vendimi i Kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, për ndarjen e 229,200 euro për të menaxhuar situatën e krijuar nga pandemia e virusit COVID-19.