“Prishtina" apelon qytetarët të kryejnë pagesat e faturave të ujit

“Prishtina" apelon qytetarët të kryejnë pagesat e faturave të ujit

Pagesat për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit janë ndërprerë si rezultat i gjendjes aktuale në përballje me virusin COVID-19 dhe paqartësive rreth njoftimeve lidhur me pagesat e shërbimeve publike.

Ujësjellësi “Prishtina" apelon qytetarët të kryejnë pagesat e faturave të ujit dhe kanalizimit, pasi mos kryerja e tyre vështirëson stabilitetin e ndërmarrjes dhe funksionimin e rregullt të shërbimeve që ofron kjo ndërmarrje.

“Nëse ju nuk kryeni obligimet tuaja financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, në një të ardhme jo shumë të largët, vjen deri te rrezikimi i prodhimit dhe ofrimi i shërbimeve me ujë dhe kanalizim”, thuhet në komunikatë.