Ilazi: Të mos krijohet panik

Ilazi: Të mos krijohet panik

Shtabi Komunal për Prandalimin e pandemisë COVID 19, ka mbajtur takimin e radhës të udhëhequr nga Kryetari i Komunës Besim Ilazi dhe nga Kryesuesja e këtij shtabi Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka. Në këtë takim u bë e ditur edhe njëherë se deri më tani nuk ka asnjë rast me këtë virus në Komunën e Kaçanikut.

Kryetari Ilazi bëri thirrje që të mos bëhet panik në opinion, ndërsa tha se janë duke u ndjekur me kujdes udhëzimet dhe rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik. Në këtë takim shtabi komunal për parandalimin e COVID 19, njoftoi se i ka bërë kërkesë kuvendit që nesër përmes mbledhjes së jashtëzakonshme të ndahet fondi emergjent për menaxhimin e kësaj pandemie.

"Asnjë rast me virusin COVID 19 në Komunën e Kaçanikut - Shtabi komunal me kërkesë kuvendit për ndarje të fondit emergjent

Shtabi Komunal për Prandalimin e pandemisë COVID 19, ka mbajtur takimin e radhës të udhëhequr nga Kryetari i Komunës Besim Ilazi dhe nga Kryesuesja e këtij shtabi Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka. Në këtë takim u bë e ditur edhe njëherë se deri më tani nuk ka asnjë rast me këtë virus në Komunën e Kaçanikut.

Kryetari Ilazi bëri thirrje që të mos bëhet panik në opinion, ndërsa tha se janë duke u ndjekur me kujdes udhëzimet dhe rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik. Në këtë takim shtabi komunal për parandalimin e COVID 19, njoftoi se i ka bërë kërkesë kuvendit që nesër përmes mbledhjes së jashtëzakonshme të ndahet fondi emergjent për menaxhimin e kësaj pandemie. Ndërkohë nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Kaçanik u bë e ditur se janë shpërndarë 150 pako ushqimore për familjet skamnore, ndërsa 150 pako të tjera janë shpërndarë poashtu nga Kryqi i Kuq. Njoftohen të gjitha bizneset apo personat e tjerë që dëshirojnë të ndihmojmë familjet skamnore, këtë mund ta bëjnë përmes shtabit komunal në këto kontakte: Diana Bajrami- Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale nr tel: 044-544-541
Bujar Bajra- Përfaqësues nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjenca nr tel: 044-183-217 si dhe Naim Hysa nga Kryqi i Kuq Kaçanik nr tel: 044-224-881.
Nga qytetarët kërkohet t'i shmangin lëvizjet e panevojshme, të marrin masat mbrojtëse si dhe të ruajnë qetësinë publike, kurse rastet e dyshuara të vetizolohen dhe të kërkojnë asistencë profesionale shëndetësore" thuhet ne njoftim.

Image may contain: 6 people, people sitting and indoor

Image may contain: 3 people, people sitting, screen, office and indoor


MË SHUME NGA Nacionale