Volkswagen iu kërkon të gjithëve të mbajnë distancën sociale
Sharr Travel

Volkswagen iu kërkon të gjithëve të mbajnë distancën sociale

Me një mesazh të rëndësishëm, Volkswagen edhe i ka ndarë shkronjat V dhe W që i ka në logo

Shpërhapja e madhe e coronavirusit, ka bërë që qeveritë në të gjithë botën, t’i paralajmërojnë njerëzit që të rrinë në shtëpi dhe të mbajnë distancë sociale, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e sëmundjes.

Të njëjtin mesazh e kanë dhënë edhe organizatat më të rëndësishme botërore, ndërsa të njëjtës fushatë, i janë bashkuar edhe kompanitë që merren me prodhimin e makinave.

Audio ishte e para, që i ndau katër rrathët e logos, që të rikujtojë të gjithë për të qëndruar të ndarë, ndërsa të njëjtin mesazh edhe Volkswagen e ka shpërndarë për të gjithë.

“Ne jemi Volkswagen. Ne jemi shumë, Ne i kemi bërë ballë më shumë se një krize. Ne e kemi bërë këtë së bashku. Ne e kemi bërë duke qëndruar krah për krah. Ne tani përballemi me një krizë tjetër. Ne jemi Volkswagen dhe në mënyrë që ta tejkalojmë këtë krizë, duhet të qëndrojmë të ndarë”, thuhet në mesazhin e Volkswagen, ku falënderohet të gjithë, që po e mbajnë distancën.

Sipas mesazhit të shpërndarë, thuhet se në Volkswagen të gjithë qëndrojnë bashkë, duke ndihmuar njëri-tjetrin, ndërsa këtë herë iu kërkohet të gjithëve të mbahet distanca sociale, si dhe higjiena e duhur, për të pasur shëndet të mirë.