Aston Martin dhe Bentley më nuk do të marrin pjesë në Geneva Motor Show

Aston Martin dhe Bentley më nuk do të marrin pjesë në Geneva Motor Show

Duket se aktivitetet ku prezantohen makinat, më nuk janë aq të dëshirueshme

Anulimi i Geneva Motor Show për shkak të përhapjes së coronavirusit, ka shkaktuar pasoja të mëdha si te organizatorët ashtu edhe te pjesëmarrësit.

Ky aktivitet nuk është shtyrë për më vonë, sikur kanë bërë disa organizime të ngjahsme ku shfaqen veturat, duke bërë që disa prej modeleve që ishin planifikuar të shfaqeshin aty, të prezantohen në mënyra tjera, kryesisht nëpërmjet internetit.

Mirëpo, megjithëse do të zhvillohet sërish gjatë vitit që vjen, disa prodhues të makinave, nuk pritet të jenë pjesë e këtij aktiviteti që zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës.

Sikur Lamborghini, Ford, Maserati, Nissan, Infiniti dhe Volvo që më nuk do të jetë pjesë e Geneva Motor Show, mos pjesëmarrjen e kanë bërë të ditur edhe Aston Martin dhe Bentley.

Për këta dy prodhues, pjesëmarrja në këtë aktivitet po konsiderohet shumë i kushtueshëm, derisa reklamimi nuk po e arrin nivelin e kërkuar, aq sa mund të ofrojnë ata vet.

Zyrtari më i lartë në Bentley, Adrian Hallmark ka thënë se nuk është e domosdoshme pjesëmarrja në Geneva Motor Show, derisa të njejtin mendim e ka pasur edhe drejtori i përgjithshëm në Aston Martin, Andy Palmer që ka siguruar se nuk do të merr pjesë.


MË SHUME NGA Auto