Tesla dhuron qindra ventilatorë për të ndihmuar në trajtimin e coronavirusi

Tesla dhuron qindra ventilatorë për të ndihmuar në trajtimin e coronavirusi

Meqenëse pandemia po vazhdon të zgjerohet, zyrtarë nga Tesla po ofrojnë ndihmën e tyre

Drejtori i përgjithshëm i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk i ka dhuruar qindra ventilatorë për të ndihmuar në trajtimin e coronavirusit në Shtetet e Bashkuara..

Janë 1,255 ventilatorë që Telsa i ka dërguar nga Kina në Los Angeles, ndërsa ditëve në vazhdim do të të furnizojë spitalet dhe qendrat e kujdesit me po aq ventilatorë sa ka nevojë.

Por, për dallim nga prodhuesit tjerë, që i kanë mbyllur fabrikat dhe i kanë lëshuar punonjësit në shtëpi, në mënyrë që të mos rrezikojnë të sëmuren me coronavirus, puna në linjat e prodhimit të Teslas po vazhdon si edhe më parë.

Vetëm se janë marrë të gjitha masat, që punonjësit të qëndrojnë larg njëri-tjetrit, ndërsa i kanë uniformat e duhura që të mbrohen nga infektimi.

Kohë më parë, Musk e kishte injoruar coronavirusin, duke thënë se gjithçka rreth kësaj sëmundjeje po ekzagjerohet, por tani duket se e ka kuptuar seriozitetin e situatës dhe ka nisur të ofrojë ndihmën e tij.


MË SHUME NGA Auto