Kaçaniku ndanë 100 mijë euro për menaxhimin e situatës me COVID-19

Kaçaniku ndanë 100 mijë euro për menaxhimin e situatës me COVID-19

Kuvendi i Komunës ndanë 100 mijë euro për menaxhimin e situatës emergjente të krijuar nga pandemia Covid-19

Me kërkesë të Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, Kuvendi i Komunës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, ka ndarë 100 mijë euro për menaxhimin e situatës emergjente të krijuar nga pandemia Covid-19. Mbledhja u kryesua nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal Kemajl Murseli, ndërsa prezantoi Kryetari i Komunës Besim Ilazi, i cili i njoftoi anëtarët e kuvendit lidhur me masat parandaluese të cilat i ka marrë komuna në mbrojtje ndaj këtij virusi. Për gjendjen aktuale poashtu raportuan edhe Komandanti i Stacionit të Policisë në Kaçanik Halim Shehu, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Kaçanik Fidaim Fazliu si dhe Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik Sinan Zeneli. Shtabit komunal për parandalimin e COVID 19, iu shtuan edhe anëtarët e kuvendit Kadri Krivenjeva ( PDK), Agim Mani ( VV) si dhe Besnik Salihu ( LDK).