‘QTA’-ja në Mitrovicë ndan 93 pako ushqimore për familjet me nevojë sociale

‘QTA’-ja në Mitrovicë ndan 93 pako ushqimore për familjet me nevojë sociale

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë shpërndarjen e pakove ushqimore për 93 familje të cilat i takojnë skemës së asistencës sociale në këtë komunë, donacion ky i dhuruar nga “QTA”-ja.

Kryetari Bahtiri, ka falënderuar pronarin e “QTA”-së për ndihmat që ka ofruar për qytetarët e Mitrovicës, duke ju ndihmuar që të tejkalojnë situatën e krijuar nga përhapja e virusit COVID-19.

Ky donacion i siguruar nga “QTA”-ja ka vlerën rreth 640 euro të gjërave ushqimore, ndërsa përzgjedhja e familjeve është bërë në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, respektivisht nga drejtoresha për Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi.