Komuna e Vushtrrisë ndan 200 mijë euro për situatës emergjente

Komuna e Vushtrrisë ndan 200 mijë euro për situatës emergjente

Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë ka miratuar propozim – vendimin që të ndahen 200.000 euro për përballimin e situatës emergjente si rezultat e pandemisë Coronavirus.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri ka falënderuar të gjitha partitë politike që mbështeten propozimin e ekzekutivit për ndarjen e këtyre mjeteve.

“Dua të falenderoj të gjithë asambleistët e të gjitha grupeve politike të Vushtrrisë që unanimisht e përkrahen këtë propozim si dhe masat tjera të ndërmarra nga Shtabi Emergjent Komunal. Do ta fitojmë edhe këtë betejë, bashkë!”, ka deklaruar ai, transmeton Klan Kosova.