Sanohet defekti, rikthehet furnizimi me ujë në Bardh të Madh

Sanohet defekti, rikthehet furnizimi me ujë në Bardh të Madh

Pas një pune tejet të vështirë, në kushte të jashtëzakonshme, me punë të pandëprerë që nga dita e djeshme ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit sapo sanuan defektin në gypin e ujit në fshatin Bardh i Madh të komunës së Fushë Kosovës.

Falënderime të panumërta për vullnetin dhe punën e shkëlqyeshme për punëtorët tanë, për heronjtë e kësaj periudhe tejet të vështirë. Furnizimi me ujë iu rikthye konsumatorëve të Bardhit të Madh.