Jeep tregon kapacitetin e makinave të reja hibride
Modelet Compass dhe Renegade u treguan mjaft të fuqishme, derisa voziteshin në mot të ftohtë
Lansimi i dy modeleve të para hibride të quajtura 4xe, do ta dërgojnë Jeep në një territor që ende nuke ka eksploruar.
Por, që në fillim të këtij rrugëtimi, Jeep duket se e ka situatën nën kontroll, sepse këto makina hibride më përmasa të vogla, treguan se janë të fuqishme dhe të qëndrueshme.
Ato nuk e kanë kapacitetin e Wrangler, por versionet hibride të Compass dhe Renegade, kaluan përgjatë 3,800 kilometrave nga Turin i Italisë deri në Arjeplog të Suedisë.
Gjatë gjithë kësaj kohe që lëviznin edhe nëpër terrene të vështira, u testua kualiteti, siguria, qëndrueshmëria dhe rehatia që e ofrojnë.
Testimi në kushte dimërore, tregoi se Compass 4xe dhe Renegade 4xe, mund të ofrojnë udhëtime me siguri maksimale, për shëtitje të ndryshme nëpër zona malore.























