18:20 / 02.04.2020
12 të testuarit sot nga Vushtrria rezultojnë negativ me koronavirus
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë me dije se të gjithë 12 të testuarit sot nga Vushtrria rezultojnë negativ me koronavirus.
Sipas tij, 9 nga 12 të testuarit janë kontakt i pacientes 7.
“Me disiplinë dhe duke ndihmuar njëri tjetrin do ta mposhtim këtë armik të padukshëm. #rrinshpi ruaje vetën, ruaje familjen, ruaje qytetin”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.























