Marrëveshje e rëndësishme mes Honda dhe GM

Marrëveshje e rëndësishme mes Honda dhe GM

Të dy prodhuesit gjigant, kanë arritur marrëveshje, për shfrytëzimin e baterive të njëjta

Gjatë muajit të kaluar, General Motors ka bërë të ditur se është duke punuar në një sistem të ri të arkitekturës së baterive të quajtur Ultium.

Qëllimi i Ultium është që të ulë shpenzimet për kilovat, duke ndërtuar bateri me qeliza të sofistikuara, që kryejnë shumë funksion, derisa nuk kushtojnë shtrenjtë.

Në të njëjtën kohë, ndërtimi i këtyre baterive është bërë në atë formë, që të mos shkaktojë problem nëse janë vendosur në mënyrë horizontale apo vërtikale, por vendosja e tyre të jetë në fvor të platformës së makinës. Këto bateri fleksibile, do të jenë në të gjitha modelet e reja të GM, përfshirë edhe GMC Hummer.

Njoftimi për të gjitha këto zhvillime, ka ngjallur interesimin e Honda Motor Compani dhe të dyja e kanë nënshkruan një marrëveshje shumë të rëndësishme të bashkëpunimit.

Brenda tri viteve të ardhshme, pritet të dalin në shitje makinat elektrike nga Honda dhe GM me sistemin e baterive Ultium, që pritet të jetë ekonomik dhe shumë i sofistikuar.

Deri më tani, në industrinë e automobilizmit ka pasur bashkëpunime të ndryshme, ku prodhuesit i kanë ndarë mes vete pjesët që i kanë më të zhvilluara, duke rezultuar në suksese në prodhim dhe rritje të shitjeve.