Haxhiu: Thaçit, Mustafës dhe Veselit sot iu paska rënë ndërmend Veriu
BKT
Kosovë

Haxhiu: Thaçit, Mustafës dhe Veselit sot iu paska rënë ndërmend Veriu

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas zhvillimeve në veri Kosovës rreth futjes në karantinë të Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.

Statusi i plotë i Haxhiut në "Facebook":

Thaçi, Mustafa e Veseli si zakonisht në të njëjtën linjë. Sot u paska ra në mend veriu i vendit tonë anipse që 21 vite kanë qenë herë bashkë e herë veç e veç por sërish për pazare bashkë.

Ministrat Vitia dhe Sveçla sot i demantuan deklaratat e tyre që kanë për qëllim të mjegullojnë e të vënë në panik qytetarët.

Në këtë kohë pandemie është e pafalshme çfarë po bëjnë këta. Por mesazhin e qytetarëve e kanë marrë, askush s'ju beson më!

#rrineshpi
#papanik


MË SHUME NGA Kosovë