Në Malishevë vazhdon dezinfektimi i shtëpive të të prekurve me COVID-19

Në Malishevë vazhdon dezinfektimi i shtëpive të të prekurve me COVID-19

Kompania “Zona Park” e cila është e specializuar për dezinfektim, dezinsektim, deratizim dhe repelim, edhe sot e ka vazhduar projektin e saj humanitar, me dezinfektimin e shtëpive dhe oborreve të personave të prekur me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës.

Në kuadër të zbatimit të këtij projekti humanitar, në vlerë prej 50 mijë eurove, sot janë dezinfektuar gjashtë shtëpi të personave të prekur me COVID-19, si dhe të personave tjerë të vetizoluar.

Për realizimin e këtij projekti, Komuna e Malishevës, e ka falënderuar kompaninë “Zona Park” dhe pronarit Besnik Hoti, për realizimin e këtij projekti humanitar, duke ju dalë në ndihmë të gjithë atyre që janë prekur me COVID-19.


MË SHUME NGA Nacionale