Kaçanik, asnjë rast me virusin COVID-19, 1 000 familje ndihmohen
BKT
Kosovë

Kaçanik, asnjë rast me virusin COVID-19, 1 000 familje ndihmohen

Shtabi Komunal për Prandalimin e pandemisë COVID 19, ka mbajtur takimin e radhës të udhëhequr nga Kryetari i Komunës Besim Ilazi dhe nga Kryesuesja e këtij shtabi Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka.

Në këtë takim u bë e ditur edhe njëherë se deri më tani nuk ka asnjë rast me këtë virus në Komunën e Kaçanikut.

Shtabi komunal bëri apel tek qytetarët që në këto ditë vendimtare të pandemisë COVID, të qëndrojnë nëpër shtëpi si dhe ti respektojnë me përpikmëri rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik.

Kryetari Ilazi tha se këto ditë janë ndihmuar 1000 familje me pako ushqimore të cilat janë dhuruar nga donatorë të ndryshëm, të cilët i falenderoi në emër të shtabit, e poashtu falenderoi edhe Kryqin e Kuq për asistencë në shpërndarje së bashku me administratorët e fshatrave.
Edhe në këtë takim u kërkua nga qytetarët që t'i shmangin lëvizjet e panevojshme, të marrin masat mbrojtëse si dhe të ruajnë qetësinë publike, kurse rastet e dyshuara të vetizolohen dhe të kërkojnë asistencë profesionale shëndetësore. Nga ky takim dolën këto rekomandime:
Të respketohet distanca sociale;
-Të kenë kujdesë qytetarët gjatë ceremonive mortore;
-Patrolla më të shumta nga ana e policisë për qytetarët që frekunetojnë nga Komunat tjera;
-Dezfinfektimi i Dyqaneve dhe Barnatorëve nga ana e tyre;
-Kërkohet nga qytetarët të cilët vijnë për shërbime në të gjitha Institucionet Publike të vendosin maska dhe doreza.
-Të ketë patrolla nga ana e policisë nëpër fshatra
-Të ketë kontrolla nga Inspektorati edhe nëpër dyqane nëpër fshatra.


MË SHUME NGA Kosovë