Lincoln Navigator i blinduar në tërësi, pa iu humbur dukja madhështore

Lincoln Navigator i blinduar në tërësi, pa iu humbur dukja madhështore

Të jesh i siguruar, ndërsa qëndron në hapësirë me shumë stil.

Inkas Armored Vehicle Manufacturing me bazë në Kanada, e njohur për blindimin e veturave luksoze, ka punuar në një Lincoln Navigator, që cilit nuk ia ka humbur dukjen madhështore, megjithëse e ka blinduar në tërësi.

Modifikimi për siguri maksimale, nuk ia ka humbur luksin që ishte brenda, apo hapësirën për rehati maksimale, derisa nuk mungon as sistemi për argëtim të udhëtarëve.

Vetura në përgjithësi është rritur për 14.9 inç, pjesë e cila i është shtuar pas radhës së tretë, duke bërë që të mos ketë nevojë të ngushtohet hapësira për lënien e këmbëve. Tavani ka mbetur po aq i lartë, ndërsa nuk janë larguar as mbështetëset e ulëse për të pushuar krahun.

Revel Ulima 20 është audio sistemi i integruar, para udhëtarëve në pjesën e pasme janë të vendosura ekrane, derisa ulëset janë sikur të kapitenëve me ngrohje dhe masazh.

Brenda kapakut e ka motorin e njëjtë me 3.5 litra që prodhon 450 kuaj fuqi, derisa shpejtësia i është ngadalësuar duke bërë që nga zero deri në 100 kilometra në orë të arrijë për gjashtë sekonda.

Prej kulmit deri poshtë, ky Lincol është blinduar në nivelin e gjashtë, që nënkupton se i mbijeton edhe sulmeve balistike, si dhe hedhjes së dy granatave të dorës. Dritare, pjesa e poshtme, si dhe të gjitha përfundimit e makinës janë të blinduara.

Të interesuarit për këtë Lincoln Navigator, duhet të paguajnë duke filluar nga 140 mijë euro, përfshirë edhe vlerën e veturës, deri në 230 mijë euro. 

 


MË SHUME NGA Auto