Gara në pistë në mes Chebrolet Corvette Stingray dhe Porsche 911 GT3 RS

Gara në pistë në mes Chebrolet Corvette Stingray dhe Porsche 911 GT3 RS

Tashmë që pritjes së gjatë i ka ardhur fundi dhe me lasnimin e Chevrolet Corvette Stingray, pronarët kanë mundësi ta nxjerrin për vozitje, si dhe të bëjnë gara të ndryshme.

Speed Phenom i njohur në YouTube për gara të ndryshme me vetura, e ka realizuar një garë mes këtij modeli të ri dhe Porsche 911 GT3 RS të fuqishëm.

Në filmimin e shpërndarë, nuk ka aspak bisedë, duke lënë që motori me 6.2 litra V8 të dëgjohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Që kjo garë në pistë të jetë sa më e mirë, Chevrolet është pajisur me pakon Z51, sistemin e pezullimit e ka shumë më të dendur, frena Brembo, një hapje për ajrosje në pjesën e përparme si dhe një krah në pjesën e pasme.

Gjatë tërë kohës, Chevrolet me 495 kuaj fuqi, ka qenë afër kësaj Porsche që ka 520 kuaj fuqi, derisa në fund doli përpara, duke treguar rezultat shumë më të mirë.