Renault kërkon 4-5 miliardë euro kredi nga shteti
BKT
Auto

Renault kërkon 4-5 miliardë euro kredi nga shteti

"Renault nuk po kërkon të nacionalizohet, por se është angazhuar që të sigurojë kredi bankare të mbështetur nga shteti për të zbutur tronditjen që ka shkaktuar kriza e koronavirusit që ka shuar kërkesën për automjete".

Kompania Renault njoftoi se kërkon kredi miliardëshe të mbështetur nga shteti, duke anuluar pagesën e dividentës së saj për vitin 2019, ndërsa kryetari i saj uli pagën pasi prodhuesi francez i automjeteve përpiqet të zbusë krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Paga e Jean-Dominique Senard do të zvogëlohet për 25 për qind për tremujorin e dytë të vitit 2020. Por në intervistën e realizuar të premten në radio RTL, kryetari i bordit të drejtorëve nuk pranoi të tregojë se sa do t'i kushtonte në para shkurtimi i pagës.

Kompania do të anulojë pagesën e dividentës në vlerë prej 300 milionë euro që ishte menduar t'u paguhet aksionarëve për vitin e kaluar.

Senard tha se Renault nuk po kërkon të nacionalizohet, por se është angazhuar që të sigurojë kredi bankare të mbështetur nga shteti për të zbutur tronditjen që ka shkaktuar kriza e koronavirusit që ka shuar kërkesën për automjete dhe ka mbyllur prodhimin.

Ai tha se shumat e kredisë nuk janë fikse, por se mund të jenë nga 4 deri 5 miliardë euro.