23:40 / 11.04.2020
Ministri Vitia ka një thirrje për prishtinasit
Prishtina sot regjistroi edhe 20 raste me koronavirus. E menjëherë ministria e Shëndetësisë mori vendim për futjen në karantinë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar të gjithë prishtinasit që gjendjen jashtë qytetit që kanë kohë deri nesër në ora 17 për t’u lkhyer në kryeqytet.
Ky është njoftimi i tij:
Njoftim
Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar, sonte është vendosur karantinimi i Prishtinës. Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Prishtinës, kanë mundësinë të kthehen më së largu nesër (12 prill), deri në ora 17.00. Ju faleminderit për mirëkuptim!























