Qytetarët e Anamoravës nuk mund të lëvizin pas orës 17:00 deri në 06:00
BKT
Kosovë

Qytetarët e Anamoravës nuk mund të lëvizin pas orës 17:00 deri në 06:00

Kryetarët e Anamoravës janë takuar sot me kryetarin e Gjilanit, Lufti Haziri, ku kanë diskutar rreth kufizimit të lirisë së lëzivjes në këtë regjion.

Prej sot qytetarët e Anamoravës mund të lëvizin nga ora 06:00 deri në 17:00, ndërkaq kufizohet lëvizja e tyre nga ora 17:00 deri në ora 06:00, njofton Klan Kosova

“Njëzëri jemi të gjithë së bashku. Vendosmëri e përbashkët është që masat e parandalimit të jenë edhe më strikte. Është në pyetje jeta e qytetarëve tanë dhe për këtë kërkohet veprim shtetëror, në këtë rast bashkëpunim i mirëfillt regjional. Masat do të jenë në funksion të ruajtjes së shëndetit public dhe për cdo ndryshim, do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ky është njoftimi i plotë:

Kryetarët e regjionit të Anamoravës, në takimin e mbajtur nën kryesimin e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe në koordinim me të gjitha institucionet lokale dhe regjionale, kanë marrë vendim që të vazhdohen masat e kufizimit të lirisë së lëvizjes si prevendtivë kundër Covid-19.

Nga sot, qytetarët e Anamoravës mund të lëvizin nga ora 06:00 deri në 17:00, ndërkaq kufizohet lëvizja e tyre nga ora 17:00 deri në ora 06:00.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, ka thënë se takimi i ditës së djeshme është në funksion të masave të reja krahas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për kujdes maksimal si dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të bëhet një mobilizim edhe më i madh në parandalim të Covid-19

“Njëzëri jemi të gjithë së bashku. Vendosmëri e përbashkët është që masat e parandalimit të jenë edhe më strikte. Është në pyetje jeta e qytetarëve tanë dhe për këtë kërkohet veprim shtetëror, në këtë rast bashkëpunim i mirëfillt regjional. Masat do të jenë në funksion të ruajtjes së shëndetit public dhe për cdo ndryshim, do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë kryetari Haziri.


MË SHUME NGA Kosovë