16:32 / 19.04.2020
Suharekë,dy prej të infektuarëve janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë për klankosova.tv se në këtë qytet të prekur me Covid-19 janë 32 qytetarë, ku një prej tyre është shëruar dhe një ka ndërruar jetë.
Ai deklaroi se 2 prej të prekurve janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
“Në shtëpi janë 28 qytetarë të cilët janë në gjendje stabile shëndetësore. Ndërsa dy të prekur tjerë me Covid-19 janë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së”, ka thënë Muharremaj.























