10:00 / 20.04.2020
Në Klinë shërohet nga Coronavirusi infermierja e infektuar
Një infermiere e cila ishte infektuar me koronavirus, sot do të lirohet nga spitali pasi është shëruar.
Lajmin e ka dhënë, Drejtori i Shëndetësisë në Klinë, Hekuran Sejdiu, i cili ka njoftuar se infermierja nga fshati Ujmir sot lirohet nga spitali pasi është shëruar nga Coronavirusi, raporton Zëri.info
Sejdiu ka lutur qytetarët që të respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Komuna e Klinës ka 5 raste të konfirmuara me koronavirus.























