Shitet BMW që për 34 vjet ka të kaluara vetëm 508 kilometra
BKT
Auto

Shitet BMW që për 34 vjet ka të kaluara vetëm 508 kilometra

Kjo makinë është një perlë e vërtetë: Seria BMW 325iX E30 e shitur në Mbretërinë e Bashkuar ka të kaluara vetëm 508 kilometra në 34 vjet.

Vetura shitet nga kompania Koenigsegg Supervettura, një tregtar britanik i modeleve sportive.

Makina thuhet se u prodhua në 27 mars të vitit 1986, dhe mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar nga Danimarka.

Ajo kishte qëndruar vazhdimisht në një hangar me ajër të kondicionuar.

“Makina ka ende goma origjinale Pirelli që blerësi i ardhshëm do të duhet të zëvendësojë”, thotë James Huntley, një shitës në Koenigsegg Supervettura.

 

Sigurisht, si e rrallë që është, ajo edhe kushton.

Supervettura po kërkon 48,000 funte.

Por dashamirët e Oldtimer-ëve nuk kanë asnjë dilemë: Kjo BMW 325iX ia vlen në çdo cent.