12:39 / 23.04.2020
Ferrari mund të bëjë një lajmërim shumë të rëndësishëm
Shumë shpejtë, Ferari mund të fillojë ta vë në funksion planin e vet ambicioz
Njëjtë si të gjithë prodhuesit tjerë edhe Ferrari është detyruar ta ndalojë prodhimin, për shkak të parandalimit të përhapjes së coronavirusit.
Italia është një nga shtetet e goditura më së keqi nga pandemia, andaj Ferrari është angazhuar që të ndihmojë në këtë drejtim, duke i kthyer maskat për zhytje në respiratorë për frymëmarrje.

Meqenëse prodhimit të rregullt nuk do t’i kthehet për një kohë të caktuar, Ferrari ka planifikuar që ta kthejë prodhimin pjesërisht.
Reuters raporton se Ferrari është angazhuar fuqishëm në projektin “Back On Track”, ndërsa është gati që të fillojë një pjesë të prodhimit, por nuk është bërë e ditur data kur do të ndodhë.
























