22:58 / 27.04.2020
Ferizaj, zero raste edhe sot me COVID-19
Komuna e Ferizajt ka numrin më të madh të të prekurve deri më tash me koronavirus.
Megjithatë, rezultatet më të reja të IKSHPK-së tregojnë se edhe sot në këtë komunë nuk është shënuar asnjë rast i ri me COVID-19, nga 15 mostrat që u morën.
“Lakorja e infeksionit po shënon rënie në Ferizaj. Qëndroni në shtëpi, shërim të shpejt të infektuarve”, thuhet në një postim të Komunës së Ferizajt në Facebook.
Ferizaj ka të konfirmuar 98 raste me koronavirus, prej tyre dy të vdekur. Në nivel vendi janë gjithsej 780 raste, prej tyre 165 të shëruar dhe 22 të vdekur.























