MASHTI falënderon Ramiz Kelmendin për donacionin për mësimin në distancë
BKT
Kosovë

MASHTI falënderon Ramiz Kelmendin për donacionin për mësimin në distancë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka falënderuar Ramiz Kelmendin dhe “Elkos Group - ETC” për donacionin prej 460 laptopë për mësimin në distancë.

Pas lajmit për këtë donacion, ministrja Hykmete Bajrami ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kelmendi, ku në emër të MAShTI, e ka falënderuar atë për këtë kontribut të rëndësishëm në këtë kohë pandemie.

Ministrja Bajrami ka theksuar se ky donacion shumë i rëndësishëm për nxënësit në Kosovë, do të ndihmojë shumë në rritjen e shkallës së pjesëmarrjes së nxënësve në mësimin në distancë.

Ministrja Bajrami është dakorduar me Kelmendi që 460 laptopët nga “Elkos Group - ETC” të dorëzohen në MASHTI më datë 4 maj, prej nga do të shpërndahen në të gjitha komunat e Kosovës. 

MASHTI për këtë qëllim do të formojë një komision, i cili do të përbëhet nga drejtorët komunalë të Arsimit në Prishtinë, Pejë, Graçanicë, Shtime, Mitrovicë, Suharekë dhe përfaqësues të “Elkos Group - ETC” dhe MASHTI-t.


MË SHUME NGA Kosovë