Ford mund ta rikthejë një makinë që ka larguar nga prodhimi para 15 vitesh
BKT
Auto

Ford mund ta rikthejë një makinë që ka larguar nga prodhimi para 15 vitesh

Sipas aplikimit për një patentë të re, mësohet se Ford mund ta rikthejë modelin Excursion.

Makinat e mëdha për shumë përdorime, janë duke u popullarizuar gjithnjë e më shumë dhe sikur prodhuesit tjerë edhe Ford, është duke punuar në prodhimin e tyre.

Bazuar në një aplikim për patentë, mësohet se Ford është duke punuar në një model të ri të quajtur Excurison, njëjtë sikurse një model, që para 15 vitesh e kishte larguar nga prodhimi.

Në këtë aplikacion, është thënë se makina është motorike, pickup për të gjitha terrenet dhe ka mundësi për shumë funksione, njëjtë sikur Excursion e larguar nga prodhimi më 2005.

Por, për makinën e re, është thënë se do të mbushet me rrymë, gjë që tregon edhe një herë, për përkushtimin e Ford në largimin e veturave me djegie të brendshme.

Kjo makinë, ishte zëvendësuar me Expedition, që në atë kohë konsiderohej si shumë më e përshtatshme dhe e mirë.