Vendosja e rrotave gjigante në Cadillac, e ka kthyer për të gjitha terrenet

Vendosja e rrotave gjigante në Cadillac, e ka kthyer për të gjitha terrenet

Në të ardhmen, Cadillac duhet të punojë edhe në makina për të gjitha terrenet, sepse duket se do kishte shumë sukses

Kur u prezantua Cadillac Escalade, të gjithë e pëlqyen për mënyrën e ndërtimit dhe nivelin e lartë të luksit.

Brendia ofron një nivel tjetër të rehatisë, derisa ekranin OLED me 38 inç mundëson të kryhen një numër shumë i madh i komandave, ndërsa softueri për asistim i mundëson shoferit edhe t’i largojë duart nga timoni.

Megjithëse kjo makinë nuk lansohet deri në fundit të vitit, kjo nuk e ka ndaluar një artist që ta transformojë në një makinë për të gjitha terrenet, me vendosjen e rrotave gjigante në të.

Dukja e makinës që ka platformë të gjerë dhe të ulët, me këto rrota duke fillimisht paksa e çuditshme, por nëse shikohet me vëmendje, vërehet se do të ishte e përshtatshme.

Për të qenë edhe më praktike, në pjesën e përparme të veturës janë vendosur edhe dy pasqyra, ndërsa të gjitha anët e shndritshme të makinës, janë bërë me baltë që të përshtatet me ambientin për ku është destinuar. /Telegrafi/