13:09 / 10.05.2020
Vdesin veteranët e UÇK-së, Ramë dhe Ismet Gjinovci
Në moshën 82 vjeçare ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Ramë Gjinovci nga fshati Makërmal i Skenderajt.
Ai ishte edhe invalid i UÇK-së. Rama i shërbeu atdheut duke iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Drenicës.
Ndërsa në moshën 46 vjeçare ka ndërruar jetë edhe veterani tjetër i luftës së UÇK-së Ismet Gjinovci, po ashtu nga fshati Makërmal. Këta të dy ishin edhe familjarë.























