Hoti për Ditën e Nënës: Janë krijueset e botës dhe të së mirës
BKT
Kosovë

Hoti për Ditën e Nënës: Janë krijueset e botës dhe të së mirës

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës me rastin e Ditës së Nënës, ka shprehur mirënjohjen për rolin e nënave.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoti thotë se nënat në të gjitha kohërat dhe karshi të gjitha sfidave janë krijueset e botës dhe të së mirës, kurueset e dhimbjeve dhe shpirtit, prijetaret e dashurisë dhe lumturisë, mbrojtëset e jetës dhe zhvillimit të saj.

“Me rastin e Ditës së Nënës, e cila festohet në shumë vende të botës, filluar nga ShBA-të, dua të kujtoj e të shpreh mirënjohjen për rolin e nënave.
Në të gjitha kohërat dhe karshi të gjitha sfidave, ato janë krijueset e botës dhe të së mirës, kurueset e dhimbjeve dhe shpirtit, prijetaret e dashurisë dhe lumturisë, mbrojtëset e jetës dhe zhvillimit të saj”, ka shkruar Hoti.


MË SHUME NGA Kosovë