Mercedes ka krijuar një timon të ri që do ta përdorë në modelet e reja

Mercedes ka krijuar një timon të ri që do ta përdorë në modelet e reja

Brenda 120 vitesh që kur është krijuar, timoni ka pësuar ndryshime shumë të mëdha.

Në Mercedes-Benz E-Class të ri janë shfaqur ndryshime shumë atraktive, si dukja e pjesës së jashtme, teknologjia e lartë në kabinë dhe një timon tërësisht i ri.

Timoni që është i punuar nga druri dhe i mbështjellë me lëkurë, ka nivel të lartë të teknologjisë dhe është punuar shumë në avancimin e tij, sa që Mercedes ka vendosur ta përdorë në të gjitha modelet e reja që i nxjerrë nga prodhimi.

     

Ky timon i përket gjeneratës së re të digjitalizimit dhe përfshinë dy zona me sensorë të ndjeshëm, që regjistrojnë nëse shoferi është duke e mbajtur si duhet timonin, si dhe nëse po e përdorë si duhet pjesën ku ndodhen butonat e komandave.

Gjatë 12 viteve, funksioni i timoni ka ndryshuar shumë dhe gjuha e re dizajnuese e Mercedes, ka bërë që timoni të kenë një numër sa më të madh funksionesh, për më shumë lehtësira për shoferin.

Vetura e parë e kompanisë, e patentuar më 1886 nga Carl Benz, ka qenë pa timon, sepse në atë kohë, shoferët ishin të mësuar të tërhiqnin litarët, me të cilët i udhëhiqnin kuajt dhe veturat funksiononin me tërheqjen e litarëve si dhe me shufrën komanduese.

Alfred Vacheron ishte i pari që e dizajnoi një timon, që u përdor në një veturë e cila u bë pjesë e një garë në vitin 1894. Megjithëse vetura zuri vendin e 11-të, timoni u pëlqye shumë dhe u bë pjesë e pazëvendësueshme e veturave.

Që atëherë, në timon ka funksione të shumta pos drejtimit të makinës, ndërsa ndodhet edhe airbagu, si dhe mundësi tjera që e lehtësojnë funksionimin e qarkullimit.

Derisa, timoni i fundit që e ka zhvilluar Mercedes dhe është vendosur në E-class, ka proporcionet e duhura dhe është përshtatur që t’i ketë të gjitha funksionet, në mënyrë që të kryejë funksion sa më të mirë.