Toyota pret që profiti i saj të bie për 80% gjatë këtij viti

Toyota pret që profiti i saj të bie për 80% gjatë këtij viti

Toyota Motor Corp gjatë një deklarate për shtyp ka bërë të ditur se pret se pret që profiti i tyre të bie për 80%, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në të gjithë botën, fabrikat e tyre nuk kanë mundur të funksionojnë si duhet, e disa edhe janë detyruar të mbyllen për shkak të masave të qeverive për parandalimin e pandemisë.

“Koronavirusi na ka shkaktuar rënie më të madhe se sa kriza globale financiare e 2008-ës”, ka thënë presidenti i Toyotas, Akio Toyoda.

“Ne kemi pasur rënie të madhe në shitje të veturave, por pavarësisht kësaj, ne shpresojmë të jemi lider në rimëkëmbjen ekonomike të Japonisë”, ka shtuar ai.

Toyota ka pasur profit gjatë këtij viti, 500 miliard yen (4.66 miliardë dollarë), një rënie për 80%, nga 2.44 trilion yen sa kishte vitin e kaluar.