Toyota Prius i përditësuar që të ngjajë me një Ferrari

Toyota Prius i përditësuar që të ngjajë me një Ferrari

Për të gjithë ata që e duan një makinë japoneze, por që pjesën e jashtme e ka sikur të një makine italiane.

Kohë më parë, punëtoria Albermo e kishte kthyer një Toyota RAV4, që të duket sikur një Lamborghini Urus, me pjesën e përparme shumë më të fryrë dhe disa shtesa në pjesën e pasme.

Nga e njëjta punëtori, tani është përditësuar një Toyota Prius, me pjesë të ndryshme nga Ferrari, që të ngjajë shumë me modelin Portofino.

Sikur te versioni i RAV4 të kthyer në Urus, dritat kanë mbetur të njëjta, por është ndryshuar pjesa e përparme, me grill më të madhe me ngjyrë të zezë, si dhe disa ndryshime në pjesën e pasme, që të ketë dukje shumë më agresive.

Me këto ndryshime, që kushtojnë rreth 2,000 euro, mund të vijnë edhe shenjat në pjesën e jashtme sikur të makinave të garave, si dhe logoja false, por duket si një Ferrari i rrejshëm.

Andaj, do pëlqehej më shumë si një Toyota Prius i modifikuar, por pa shtimin e pjesëve të panevojshme për t’i dhënë dekor sportiv.