Kthehet në makinë për të gjitha terrenet,pamja e C8Corvette mjaft befasuese

Kthehet në makinë për të gjitha terrenet,pamja e C8Corvette mjaft befasuese

Sikur një makinë sportive, të jetë e aftë edhe për terrene të vështira.

Derisa ford është duke e rritur linjën e Mustang edhe me Mach-E SUV, atëherë pse të mos mendohej se edhe Chevrolet Corvette të kund të kthehej në një SUV me përfomancë të lartë.

Megjithëse Chevrolet nuk ka bërë ndonjë plan, që do ta kthente këtë makinë në një SUV, një artist nuk ka hezituar që ta bëjë një dizajn kësaj makine, të cilës edhe mund t’i jepej drita e gjelbër për prodhim.

Adam Dao e ka dizajnuar një C8 Corvette, duke i dhënë një pamje mjaft befasuese, me rrota gjigante, që do e bënin të aftë për të gjitha terrenet.

Megjithëse është ruajtur forma origjinale e këtij modeli, është kthyer në një makinë që do të mund të levizte edhe shtigjeve malore.

Në përgjithësi, dukja e kësaj C8 Corvette është shumë më agresive, me fryrjet ën pjesën e përparme dhe mbrojtëset mbi rrota, por megjithatë vazhdon të jetë sportive dhe e mirë.