Kopjimi i dobët kinez i Rolls-Royce Cullinan

Kopjimi i dobët kinez i Rolls-Royce Cullinan

Makina SUV që mbushet me rrymë, ka ngjashmëri të madhe më këtë Roll-Royce

Të drejtat e autorit, duket nuk gjejnë asnjë zbatim në prodhimtarinë kineze, veçanërisht në industrinë e automobilizmit, ku kopjohet pothuajse të gjitha modelet që janë treguar të suksesshme në perëndim, transmeton Telegrafi.

 

 

Prej Range Rover Evoque, Toyota Land Cruiser, e deri te Cadillac CT6, janë disa prej modeleve që kanë kopjuar në Kinë, por në mënyrën më të dobët të mundshme.

Radha i ka ardhur edhe Rolls-Royce Cullinan, që është prezantuar gjatë vitit të kaluar në Shangai Auto Show.

Dizajni i makinës që e ka gjuhën dizajnuese të Phantom, është përdorur nga një prodhues kinez, për ta krijuar makinën që mbushet me rrymë të quajtur Hongqi E115.

Grilli gjigant, shumë më i madhe se te Cullinan e dominon të gjithë pjesën e përparme, që i ka zënë hapësirën e dritave LED, që kanë përmasa mjaft të vogla.

Baza e rrotave në Hongqi E115 është e gjatë 3.2 metra, derisa është më i gjatë se Cullinan, pasi arrin gjatësi deri në 5.1 metra. Specifikat e kësaj makine kineze, duket mjaft të mira pasi nga dy motor elektrikë arrin të rpodhojë 510 kuaj fuqi.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, do ta zë për katër sekonda, ndërsa do të ketë autonomi deri në 600 kilometra.

 

 

Të interesuarit për këtë makinë, duhet të presin për një kohë më të gjatë, pasi që nuk pritet të del në treg para gjashtë vitesh, ndërsa më pas pritet të lansohet në 51,500 njësi. /