Një fotograf shkrep imazhe mahnitëse në kryeqytet
BKT
Kosovë

Një fotograf shkrep imazhe mahnitëse në kryeqytet

Fotografi mahnitëse të përpunuara janë publikuara në Facebook, ku Prishtina duket e mbuluar me pambuk dhe pamjet janë më të vërtetë të bukura

 

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina për dy muaj po përshkruhet nga një qetësi që nuk jem mësuar ta shohim.

Pandemia koronavirus që ka goditur Kosovën dhe jo vetëm, ka bërë që qyteti të jetë shumë pak i frekuentuar pasi edhe lëvizja e qytetarëve është e përcaktuar me orare në bazë të shifrës së parafundit të numri personal.

Mirëpo që nga dje ka filluar lehtësimi i masave nga Qeveria e Kosovës dhe kështu po vërehet një fluks më i madh i njerëzve në të gjitha qytetet e Kosovës.

Fotografi Mendim Rugova dje e ka shfrytëzuar mundësinë duke realizuar disa fotografi interesante nëpër Prishtinë.

‘Prishtina e pambuktë’, e ka titulluar albumin e këtyre fotografive të Prishtinës që janë të përpunuara, të cilat vërtetë duken se janë të mbuluara me pambuk dhe që këto ngjyra e bëjnë qytetin tejet atraktiv.

Fotografitë janë realizuar në qendër të kryeqytetit si dhe në disa pjesë të tjera më periferike.

Më poshtë keni fotografitë e realizuar nga ky fotografi Rugova. 


MË SHUME NGA Kosovë