Kuvendi i të rinjve shënon 11 vjetorin
Themeluesi Avdullah Hasani, falënderon sponsorët institucional, Presidentin, Kryeministrin e Kryeparlamentarin.
Sot po shënohet 11 vjetori i themelit të organizatës së parë institucionale të të rinjve, Kuvendit të të Rinjve të Kosovës e cila ishte themeluar me iniciativën e Ndihmësit të Kryeministrit për Gjeneratën e Re, Avdullah Hasani, iniciativë kjo e mbështetur nga krerët institucional në atë kohë , Presidenti Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaçi, Ministri Valton Beqiri dhe dr. Isa Mustafën atëherë Kryetar i Kryeqytetit. Themeluesi i këtij Kuvendi, Avdullah Hasani, përmes një postimi në rrjetin e tij social “ FaceBook” ka falënderuar siç i ka quajtur ai sponsorët e idesë së tij liderët institucional Presidentin, kryeministrin dhe kryeparlamentarin, për mundësin që edhe të rinjtë e Kosovës që nga viti 2009 njëjtë si të rinjtë e vendeve të Evropës ta kenë edhe organizaten e tyre rinore.
Postimi i plotë i Hasanit: Sot 11 vite më parë si 16 vjeçar i paraqita idenë̈ time Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit, që Kosova të themelojë Kuvendin e të Rinjve, organizatë e të rinjve e themeluar në koordinim të plotë institucional. Falënderim për Kryeministrin Hashim Thaçi, Presidentin Fatmir Sejdiu, zv.Kryeministrat, Hajredin Kuçin dhe Ramë Manaj, Ministrin Valton Beqiri dhe dr. Isa Mustafën atëherë Kryetar i Kryeqytetit. Ata ishin sponsorët institucional të nismës time për Kuvendin. Faleminderit!

























